Osmani takon djalin e Afrim Bunjakut, Zyberaj: A i tregove që negociuat me terroristet që ia vranë babanë
Ish-shef i stafit te presidentit Behgjet Pacolli dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, Jetlir Zyberaj i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit për 1 Qershor ka takuar disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit Afrim Bunjaku.
Zyberaj përmes një postimi në Faceboo, i është drejtuar Osmanit duke i thënë se a i ka treguar djalit të heroit, që kanë negociuar për largimin e terroristeve që i kanë vrarë babain.
“Djalin e heroit Afrim Bunjaku shume mire qe e ke taku. A i tregove qe terroristet qe ia vrane baben, kane negociu dhe jane leju prej qeverise tande e te Albinit me u largu pa nje therre ne kambe?” – ka shkruar Zyberaj.