Osmani takohet me homologun letonez: Mirënjohje për mbështetjen në rrugëtimin tonë euroatlantik - NACIONALE

Osmani takohet me homologun letonez: Mirënjohje për mbështetjen në rrugëtimin tonë euroatlantik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me homologun e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Osmani ka thënë se Kosova dhe Letonia janë dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.

Takim i shkëlqyer me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Si dy shtete në frontin e parë të ruajtjes së demokracisë, Kosova dhe Letonia janë të paluhatura në angazhimin për siguri, paqe dhe vlerat që na bashkojnë.

Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Letonisë në rrugëtimin tonë euroatlantik.” – ka shkruar Osmani.

Lajme të ngjashme