Osmani shpreh ngushëllime për tragjedinë me 11 të vdekur në Bosnje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 11 personave në Bosnjë e Hercegovinë pas një zjarri tragjik në një shtëpi kujdesi në Tuzla.
Osmani tha se populli i Kosovës është i pikëlluar dhe se shpreson që të plagosurit të shërohen shpejt e plotësisht.
“Populli i Kosovës është i pikëlluar nga zjarri tragjik në një shtëpi kujdesi në Tuzla, i cili ka marrë jetë të çmuara dhe ka lënë familjet në pikëllim të thellë. Në emër të popullit të Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të të ndjerëve dhe popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Kujtimi i të humburve u sjelltë ngushëllim të dashurve të tyre dhe të plagosurit shërofshin shpejt dhe plotësisht. Iskreno saučešće porodicama nastradalih. Republika e Kosovës është me ju!”, ka shkruar Osmani.