Osmani: Serbia është afruar edhe më tej me Rusinë, ndërsa Kosova kërkon anëtarësimin në NATO - NACIONALE

Osmani: Serbia është afruar edhe më tej me Rusinë, ndërsa Kosova kërkon anëtarësimin në NATO

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar edhe njëherë mbështetjen e vendeve të tjera për anëtarësimin e vendit tonë në NATO, duke thënë se Kosova është shumë e qartë në objektivat e saj..

Këto deklarata Osmani i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”, Osmani deklaroi se Kosova në vazhdimësi është duke kontribuar në çështjet e rëndësishme si dhe është në linjë të njëjtë me vendet demokratike për çështjet nga Rusia e deri te Kina.

Ajo gjatë këtij samiti ka thënë se Serbia refuzon të bëhet pjesë e NATO-s dhe është afruar edhe më tej me Rusinë, ndërsa Kosova kërkon të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe.

Serbia ka qenë në projekte të përbashkëta me NATO-n derisa e refuzon anëtarësimin në NATO. Përafrimi i saj me Rusinë flet shumë. Ne ende nuk jemi pjesë e Partneritetit për Paqe. Kosova është e qartë në qëllimin e saj për t’u bërë anëtarë dhe për të kontribuar në këtë drejtim për këtë arsye është shumë me rëndësi që çdo anëtar i NATO-s ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme