Osmani: Serbia ende fsheh fatin e personave të zhdukur me dhunë
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, duke akuzuar Serbinë se vazhdon të fshehë vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur gjatë luftës.
Ajo tha se zbulimi i varrezës së dyshuar masive është një rikujtim i dhimbshëm për familjet e viktimave.
“Serbia ende fle mbi varreza masive”, ka shkruar Osmani, duke bërë thirrje për unitet përballë kësaj çështjeje.