Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për propozime rreth një zgjidhje për rregulloren e re të BQK-së - NACIONALE

Osmani pret në takim ambasadorin amerikan, flasin për propozime rreth një zgjidhje për rregulloren e re të BQK-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.

Në takim, sipas një komunikate të presidencës së Kosovës, është diskutuar përpropozimet që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për planin e tranzicionit për zbatimin e rregullores së BQK-së”.

Tutje, sipas komunikatës, Osmani në takim ka ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e ShBA-së ndaj Kosovës.

“Në mes tjerash, në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin për sa i përket agjendës ndërkombëtare në muajt në vijim si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.” – thuhet në fund.

Lajme të ngjashme