Osmani pret ambasadorin italian, flasin për konstituimin e institucioneve pas certifiikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se ka pritur në takim të rregullt Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu - me të cilin, mes tjerash, tha të kenë diskutuar edhe për konstituimin e institucioneve pas certfikimit të rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit”, than nga Presidenca.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Antonello De Riu
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, z. Antonello De Riu.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, çështjet e sigurisë, ecurinë e procesit zgjedhor, si dhe konstituimin e institucioneve pas certifikimit përfundimtar të rezultateve nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Në mes tjerash u diskutuan çështje të bashkëpunimit bilateral me fokus te mundësitë konkrete për thellimin e këtij bashkëpunimi.