Osmani për raportet Maqedoni Veriore - Kosovë: Do të doja që raportet institucionale të ishin më të mira
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka komentuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për probleme me komunikim me Qeverinë Kurti.
Osmani ka komentuar atë që Escobar tha se Qeveria Kurti përveç më SHBA-në, nuk ka raporte të mira as me Maqedoninë e Veriut.
“Nuk mund të flas për Escobar, por do të kisha dashur që të ketë raporte më të mira [Kosovë – Maqedoni e Veriut], sidomos tani kur kemi një kryeministër shqiptar. Nuk e di që ka pasur ndonjë takim [Kurti – Xhaferi], ndoshta për çështje agjendash.” – ka thënë Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.
“Kujtoj që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut janë vende të vogla që kanë nevojë për miq të sinqertë në miqësinë e tyre, fqinjë, por edhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Unë si ministër i jashtëm më duhet të krijojë miqësi, sepse vetëm ashtu mund të jesh i fortë si shtet.” – ka thënë ai.