Osmani për medien turke: Inflacioni po rritet, por Qeveria Kurti po i ndihmon qytetarët - NACIONALE

Osmani për medien turke: Inflacioni po rritet, por Qeveria Kurti po i ndihmon qytetarët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për TRT World, e ku ka folur për takimet që ka realizuar gjatë ditëve të fundit në Pragë, e ku morën pjesë mbi 40 liderë evropianë.

E pyetur për ndikimet që ka pasur lufta ukrainase në Kosovë, Osmani ka përmendur se inflacioni është duke u rritur.

Natyrisht, Kosova është e prekur njësojë si shumë vende të tjera evropiane. Natyrisht, ne do të kemi probleme me energji këtë dimët, prandaj jemi duke u marrë me të, për të bërë përgatitjet e nevojshme që jetesa, qytetarët të mos jenë të prekur shumë. Dhe, në të njëjtën kohë, inflacioni është duke u rritur për atë arsye Qeveria ka miratuar një paketë të re kundër inflacionit për të përkrahur familjet, studentët, të moshuarit dhe sektorin publik dhe atë privat.”, vlerësoi zonja Osmani.

Presidentja ka fajësuar, me të drejtë, Serbinë, si palë që po ngrit tensionet me Kosovën.

Lajme të ngjashme