Osmani për draftin e Asociacionit: Ka dykuptimësi që do të krijonin probleme në praktikë, disa çështje duhet sqaruar - NACIONALE

Osmani për draftin e Asociacionit: Ka dykuptimësi që do të krijonin probleme në praktikë, disa çështje duhet sqaruar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ka çështje që duhet sqaruar, sepsea krijojnë dykuptimësi dhe rrejdhimisht do të shkaktonin problem në praktikë”.

Kështu është shprehur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe të pranuar nga Qeveria e Kosovës e që është sjellur nga pesë emisarët euro-amerikanë më 21 tetor.

Osmani tha se ka dërguar komente në lidhje me Draftin dhe për disa pjesë, që ajo beson, që duhet korrigjuar.

Në qoftë se drafti procedohet në Gjykatën Kushtetuese, atëherë si presidente e vendit do t’i dorëzoj komentet. Unë kam punuar në analizë të këtij dokumenti. Komentet me shkrim të cilat i kam përgatitur, i kanë të gjithë akterët relevantë të cilët kanë qenë të involuar në përgatitjen e këtij drafti, përfshirë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani.

Ka çështje të cilat patjetër duhet të sqarohen, sepse krijojnë dykuptimësi, e rrjedhimisht do të mund të shkaktonin probleme në praktikë. Me shpresën që ato mund të eliminohen edhe në këtë fazë, pra para se të shkojë drafti në Gjykatë Kushtetuese”, shtoi. Por, Osmani u shpreh e bindur se Gjykata Kushtetuese ka dhënë parimet udhërrëfyese të saj në aktvendimin e vitit 2015.

Meqenëse është kërkesë e vet emisarëve ndërkombëtarë që mos t’i bëjmë publike komentet, pa e bërë ata vet publik draftin që e kanë prezantuar, do ta respektoj këtë kërkesë. Edhe pse mendoj që nga fillimi ka qenë e padrejtë dhe tërësisht e pa arsyeshme që ky draft mos të ndahet edhe me liderët e opozitës”, ka thënë Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme