Osmani për Distria Krasniqin: Stoike dhe luftarake
“Stoike dhe luftarake”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar xhudisten kosovare, Distria Krasniq.
Presidentja shtoi më tej se shkëlqimi i Distrisë, e lartësoi flamurin e Kosovës në majat më të larta.
“Kosova është pafundësisht krenare. E argjendta e saj, vërtetë, është me shije ari, sepse Distria do të mbetet përherë kampione që frymëzon një shtet të tërë”, ka deklaruar Osmani.
Osmani nuk ka harruar as trajnerin kosovar të xhudos Driton Kuka të cilin e ka falënderuar.