Osmani paraqiti vërejtje për draftin e Asociacionit, Kurti nuk deklarohet për media pas përfundimit të takimit me Sorensenin - NACIONALE

Osmani paraqiti vërejtje për draftin e Asociacionit, Kurti nuk deklarohet për media pas përfundimit të takimit me Sorensenin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri në largim, Albin Kurti, nuk është deklaruar për media pas takimit me Fascuilituesin e BE-së për Dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen.

Kurtë ka dalë nga ndërtesa e qeverisë kosovare ndërsa nuk u deklarua mbi ecurinë ose përmbajtjen e bisedimeve me Sorensen.

Nga Presidenca e Kosovës, u njoftua se mes tjerash Vjosa Osmani i ka prezantuar “vërejtjet” për draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Mes tjerash, ajo ka kërkuar “trajtim të barabartë” në dialog si dhe heqjen e sanksioneve ndaj vendit të vendosura tash e gati dy vjet.

Lajme të ngjashme