Osmani: Nuk jemi taku vetëm me Abdixhikun, kemi pas shumë takime të tjera
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimeve që ka pasur sot në LDK.
Ajo ka bërë me dije se nuk është takua vetëm me kryetarin e LDK-së.
Osmani ka bërë me dije se ka pasur edhe disa takime tjera.
“Nuk jemi taku vetëm me zotin Abdixhiku, kemi pas shumë takime të tjera. Kemi biseduar qysh me ec përpara edhe ma fuqishëm”, ka thënë Osmani.
E pyetur për nismën e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut nga posti i kryetarit të LDK-së, ajo ka thënë se deri me tani nuk janë deponuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit.
“Besoj që mundeni me i dërgu këto pyetje te zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponu asnjë nënshkrim”, ka deklaruar Osmani.