Osmani: Njerëzit e afërt me Trumpin përgjigjen për 5 minuta, ministrat në Kosovë jo aq shpejt – ndoshta se janë më të rëndësishëm - NACIONALE

Osmani: Njerëzit e afërt me Trumpin përgjigjen për 5 minuta, ministrat në Kosovë jo aq shpejt – ndoshta se janë më të rëndësishëm

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se persona të afërt me presidentin amerikan, Donald Trump përgjigjen për pesë minuta, ndryshe prej ministrave në Qeverinë Kurti.

Këto deklarata ajo i ka bërë në Kanal 10, ku ironizoi duke thënë se “ndoshta janë më të rëndësishëm se ekipi i Trump”.

“Edhe sot, ata njerëz që janë shumë afër me Shtëpinë e Bardhë, aftër presidentit Trump, kurdo që ju shkruaj përgjigjen maksimum për 5 minuta, nuk do të thoja që ministrat këtu janë përgjigjur ndonjëherë aq shpejt, ndoshta se janë më të rëndësishëm krahasuar me ekipin e ngushtë të presidentit Trump”, ka thënë Osmani.

Lajme të ngjashme