Osmani nga Parisi: Nuk mund të miqësohesh me dikë që ka qëllime luftarake ndaj një fqinji
Presidentja Vjosa Osmani, në fjalën e saj të mbajtur më Forumin e Paqës, i cili po mbahet në Paris, ka thënë se nuk mund të miqësohesh e të afrohesh me dikë që është autokrat, e që ka qellime luftarake ndaj fqinji.
Ajo madje ka mërrë shembull kohën kur disa eksponent në botë, e shihnin Millosheviqin si paçebërës.
"Në vitet e 90’ta disa e shihnin Millosheviqin si paçebërës, disa mendoni që vetëm më të,pra me Millosheviqin do të arrihej paqja, por e dimë rezultatin. Rezultati ishte 150 mijë, njerëz të vrarë të pafajshëm në luftën e Jugosllavisë. Mësimi është se, nuk mund të afrohesh, nuk mund të miqësohesh nga një autokrat, nuk mund të afrohesh më dikë që ka tendenca apo qëllime luftarake ndaj një fqinji, dikë që nuk e pranon dhe vazhdon të mohoj ekzistencën e fqinjëve të tyre”, ka thënë Presidentja Osmani.
Tutje Osmani, ka thënë se mësim i dytë në lidhje me këtë temë, është pikërisht situata në Ukrainë, aty ku sipas Presidentes së Kosovës, paqaja mund të jetë afatgjate nëse agresori nuk shpërblehet.
“Ajo që po ndodhë midis Rusisë dhe Ukrainës është mësimi i dytë që mund ta nxjerrim nga kjo, paqja është e mundur dhe mund të jetë afatgjatë nëse agresori nuk shpërblehet, sepse shpërblimi i agresorit, me territorin e vendit që ka sulmuar ose më ndonjë mekanizëm apo masë tjetër thjeshtë do ta inkurajojë më shumë që të sulmojë njëri-tjetrin pas ca vitesh.” është shprehur e para e vendit.