Osmani në fjalimin në Kuvend: T’i kujtojmë edhe përfaqësuesit e popullit që shpallën pavarësinë - NACIONALE

Osmani në fjalimin në Kuvend: T’i kujtojmë edhe përfaqësuesit e popullit që shpallën pavarësinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj gjatë seancës solemne të Kuvendit, ka uruar qytetarët për 16 vjetorin e Pavarësisë.

Osmani gjatë fjalës së saj ka thënë se “sot përulemi para brezave që iu dedikuan lirisë”.

“Sot përulemi para brezave, së pari, që iu dedikuan lirisë, le t’i kujtojmë sot ata, le ta bashkojmë fuqinë tonë, shpirtin tonë në kujtim të etërve themelues, grave e burrave, bijave të kësaj toke që sakrifikuan gjithçka. Është koha të kthehemi pas, e të shohim rrugëtimin tonë, përpjekjen e palëkundur për liri, t’i kujtojmë ata qe e mbajtën të gjallë idealin për shtetin e luftuan për të.” – ka thënë ajo.

Osmani ka kujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, komandantin legjendar, Adem Jashari, delegatët e dy korrikut, si dhe përfaqësuesit e popullit që shpallën pavarësinë më 17 shkurt 2008.

“…nga vizionari i madh e arkitekti i pavarësisë, presidenti Ibrahim Rugova, deri te shembulli i rezistencës e sakrificës njerëzore, kryekomandanti Adem Jashari. Nga delegatët e dy korrikut, e deri te përfaqësuesit e popullit që shpallën pavarësinë më 17 shkurt." është shprehur presidentja e vendit.

Lajme të ngjashme