Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit duhen veprime të qarta - NACIONALE

Osmani: Ndaj ish-ministrit të Millosheviqit duhen veprime të qarta

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vjosa Osmani ka folur për dialogun Kosovë - Serbi dhe situatën aktuale politike në vend.

Tutje ajo tha se momentumi në Ukrainë është dëshmi e qartë se si duhet vepruar ndaj Rusisë e vendeve që kanë mendësi të tillë.

Këtu mori shembull Serbinë, ndërsa pohoi se duhet arritur marrëveshje me në qendër njohjen reciproke.

“Natyrshëm, pritshmëritë e Kosovës janë që ky proces të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e cila çon drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë. Gjysmëzgjidhjet në fakt asnjëherë nuk prodhojnë paqe dhe stabilitet afatgjatë, por në anën tjetër i jepin hapësirë të mjaftueshme Serbisë që të vazhdojë të afrohet më shumë me Rusinë dhe po ashtu të investojë edhe më shumë në destabilizimin e rajonit tonë".

Për fat të keq edhe kjo që po ndodh tashmë në Ukrainë, që nga 24 shkurti i vitit 2022, po dëshmon se shtetet autokratike, siç është Serbia, siç është Rusia e cila e kontrollon edhe Serbinë asnjëherë nuk shquhen për veprime pozitive në raport me fqinjët e tyre, përkundrazi, Serbia vetëm sa është forcuar në veprimet e saj destabilizuese dhe tani ju e keni parë, vetëm sa e ka rritur bashkëpunimin qoftë politik, qoftë ekonomik apo ushtarak me Rusinë, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e ndikimit rus në tërë rajonin tonë dhe rrezikimin e rajonit tonë", përfundoi ajo për Zërin e Amerikës.

Lajme të ngjashme