Osmani kujton heroin Ilir Konushevci: Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit - NACIONALE

Osmani kujton heroin Ilir Konushevci: Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci në 26 vejtorin e rënies së tij.

Në njoftimin e Zyrës së Presidentes thuhet se heroi Ilir Konushevci ishte ndër figruat më të rëndësishme të UÇK-së.

“Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij.”

Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies

Ilir Konushevci me veprimtarinë unike për kauzën e luftës çlirimtare është ndër figurat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si njëri ndër themeluesit dhe udhëheqësit e sektorit të logjistikës.

Vrasja e tij së bashku me mjekun Hazir Mala në pritë të organizuar, ishin humbje e rëndë për UÇK-në, pikërisht në kohën e organizimit dhe shtrirjes së madhe të saj.

Besnikëria, ndershmëria, guximi dhe vendosmëria ishin virtytet e Ilirit, i cili ra për lirinë e popullit të tij.

Falë atij dhe bashkëluftëtarëve, ne jemi të lirë, ndaj drejtësia për të është domosdoshmëri dhe respekt për sakrificën sublime.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ilir Konushevci dhe mjekun Hazir Mala!

Lajme të ngjashme