Osmani ia dorëzon “Urdhrin Hero i Kosovës” familjes së heroit Sali Çekaj - NACIONALE

Osmani ia dorëzon “Urdhrin Hero i Kosovës” familjes së heroit Sali Çekaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ia ka dorëzuar “Urdhërin Hero i Kosovës” familjes së heroit të kombiit, Sali Çekaj, që ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në vitin 2005.

Osmani ka thënë se kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm.

“Një jetë e tërë në shërbim të kombit dhe atdheut. Sali Çekajn e gjejmë në ballë të betejave për organizimin e jetës institucionale dhe rezistencës ndaj pushtimit të Kosovës gjatë fillimit të viteve të 1990-ta. Pas largimit nga Kosova për t’i shpëtuar arrestimit nga regjimi pushtues i Serbisë, Sali Çekaj dha një kontribut të pashoq në organizimin e diasporës shqiptare dhe në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Evropën Perëndimore”, ka theksuar Osmani.

Lajme të ngjashme