Osmani i dërgon letër Presidentit Biden: Kontributi i ShBA-ve mishërimi i fjalëve të Luther King-ut - NACIONALE

Osmani i dërgon letër Presidentit Biden: Kontributi i ShBA-ve mishërimi i fjalëve të Luther King-ut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka publikuar në platformën “X” letrën që ia ka dërguar Presidentit amerikan Joe Biden.

Në letër-urimin për pavarësinë e ShBA-ve, Osmani ka thënë se “kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.

E plotë:

“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.

Ne i detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake – i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në botë.

Lajme të ngjashme