Osmani flet pas takimit me Trump: Diskutuam për çështje të ndryshme - NACIONALE

Osmani flet pas takimit me Trump: Diskutuam për çështje të ndryshme

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendi sot mori garanca se e ka mbështetjen e ShBA-së.

Këto deklarata ajo i bëri në “Rubikon”, ku tha se me presidentin amerikan, Donald Trump patën mundësinë që të diskutojnë për çështje të ndryshme.

“Sot ka qenë një ditë kur e kemi ndjerë peshën e garancisë amerikane në raport me Republikën e Kosovës dhe dua para të gjithë qytetarëve ta falënderoi presidentin Trump”.

“Kishim mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme edhe me vet presidentin Trump. Pra, ka qenë një ditë e rëndësishme që e ka konfirmuar Republikën e Kosovës ndër shtetet që japin kontribut për paqe. Dhe siç e dini anëtarësimi në secilën organizatë ndërkombëtare ia fuqizon Kosovës subjektivitetin” – u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme