Osmani e mbështetë “në tërësi” deklarimin e Feratit që kundërshtoi inciativën për shkarkim të Abdixhikut
Deputetja e zgjedhur në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “e mbështes në tërësi” deklaratën e Sekretarit Organizativ të LDK-së, Ilir Feratit.
Ky i fundit kundërshtoi brendarreshtash iniciativën që po zhvillohet në prapavijë për shkarkimin, përkatësisht zhvotimin, e Lumir Abdixhikut si kryetar partie.
“Ilir Ferati është deklaru për çështjet me rëndësi. Vetëm e mbështesë në tërësinë e saj,” tha Osmani shkurt para gazetarëve teksa doli nga objekti i LDK-së.