Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë (post mortem), Kryetaren e Senatit Belg, Anne Marie Lizin - NACIONALE

Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë (post mortem), Kryetaren e Senatit Belg, Anne Marie Lizin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar me Urdhrin e Pavarësisë (post mortem), Kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin

"Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë", ka theksuar Presidentja Osmani.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë (post mortem), Kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar një ceremoni për dorëzimin e Urdhrit Presidencial për Kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ia ka dorëzuar Urdhrin e Pavarësisë (post mortem) bashkëshortit të zonjës Lizin.

Në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo është vetëm një dëshmi e angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. "Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë", ka theksuar Presidentja Osmani.

"Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë", potencoi Presidentja Osmani.

Lajme të ngjashme