Ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Në orën e parë të mësimit sot nxënësve të Komunës së Prishtinës u është ligjëruar për dhunën ndaj grave.
Një ligjëratë të tillë e ka mbajtur edhe drejtoresha për Arsim në Prishtinë, Jehona Jushaku-Sadriu.
Para nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri”, ajo ka vlerësuar se në këtë kohë është e rëndësishme që edhe nxënësit të marrin një rol në familje.
Sipas saj, ata duhet të iu kërkojnë përgjegjësi prindërve.
“Është e rëndësishme që edhe ju të merrni një rol në familje, edhe ju të kërkoni, të kërkoni përgjigje prej prindërve, edhe problemet tuaja janë problemet e prindërve. Kur flasim për dhunën në raste ekstreme, flasim për fenomene edhe se femicidi është akti kur gratë vriten vetëm se janë gra. Statistikat po tregojnë që gratë po vriten kur ka dhunë në familje”, ka thënë Lushaku-Sadriu, raporton EO.