“Opozita s’na çon në zgjedhje”: Nagavci thotë se kjo nuk ndodhë pa dashur VV-ja
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po konsideron që Qeveria ku ajo bën pjesë është stabile dhe nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.
Ani se një bashkëpartiak i saj, Glauk Konjufca, i ka përmendur ato si opsion, Nagavci për “Tëvë1” ka deklaruar se kjo nuk është diskutuar në parti.
Madje, sipas saj, në zgjedhje vendi shkon kur do Lëvizja Vetëvendosje, e jo opozita.
“Kemi qeveri stabile dhe kjo po na lejon të bëjmë edhe reforma. Nuk është se ne kemi ndonjë qëndrim zyrtar. Diskutim si Lëvizje dhe si Qeveri. Zgjedhjet nuk janë diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm.” – është shprehur ajo.
“Opozita s’mund ta çojë vendin në zgjedhje, pa dashur Vetëvendosje.” – ka thënë tutje Nagavci.