“Opozita po shkatërron sistemin pensional”, “Ju nuk keni ndërtuar asgjë”: Përplasen Murati e Shala - NACIONALE

“Opozita po shkatërron sistemin pensional”, “Ju nuk keni ndërtuar asgjë”: Përplasen Murati e Shala

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar opozitën duke thënë se me kërkesën për tërheqjën e mjeteve nga Trust-i, ata po mundohën që t’a shkatërrojnë sistemin pensional.

Gjeneratat aktuale që kanë kontribu, duhet me vazhdu me kontribu edhe për gjeneratat e tjera, duhet me pagu dyfish, kushdo që ka paguar në Trust, për shkak se dikujt iu ka tekë me e shkatërru sistemin pensional. Ne e kemi pas një sistem pensional të cilin e ka shkatërruar Serbia dhe i ka marrë fondet, tash edhe opozita po mundohet me e shkatërru këtë sistem që menzi e kemi ndërtu”, është shprehur Murati.

Këto fjalë të ministrit Murati kanë ngjallur reagime edhe nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.

Ai duke replikuar ka thënë se është për qudi teksa degjon një ministër siç është në këtë rast ministri Murati i cili thotë se opozita po e shkatërron sistemin pensional.

Sinqerisht me e degju një ministër duke thënë se ne po e shkatërrojmë sistemin pensional, i cili tërë jetën e vet nuk ka ndërtu asgjë vetëm ka shkatërruar, ka gju dhe ka thy, është goxha interesant”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme