Opozita në Shqipëri organizoi protestë te inceneratori i Tiranës: Rama shporru - NACIONALE

Opozita në Shqipëri organizoi protestë te inceneratori i Tiranës: Rama shporru

2 javë më parë

nga NACIONALE

Partia e Lirisë, e prirë nga Ilir Meta, ka mbajtur pasditen e kësaj të marte një protestë në ambientet e jashtme të inceneratorit të Tiranës.

Mbështetës të saj dhe drejtues të tjerë të opozitës kanë qenë të pranishëm. Kryetari Ilir Meta ka thënë se SPAK duhet të hetojë këtë aferë korruptive pa humbur më shumë kohë se cka humbur.

Në vijim ai tha se institucionet kanë rënë dhe se shteti është i kapur. Meta bëri gjithashtu edhe thirrje “Rama shporru”, transmeton Lapsi.al.

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka marrë pjesë në këtë protest, por nga Partia Demokratike përfaqësues ishin Edmond Spaho, Ervin Salianji, Klevis Balliu dhe Jamarbër Malltezi.

Lajme të ngjashme