Opinionisti Qirezi: Faton Hajrizi ishte një antihero, njeri pa ideale - NACIONALE

Opinionisti Qirezi: Faton Hajrizi ishte një antihero, njeri pa ideale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arben Qirezi, një opinionist goxha i rregullt në mediumin Koha, ka shkruar një artikull në të cilin ka komentuar figurën e Faton Hajrizit, i dënuar për shumë vepra penale, përfshirë vrasje e tentim vrasje në Kosovë, e që u vra në Serbi, ku vrau një polic dhe plagosi një tjetër.

Në shkrimin e tij, Qirezi ka theksuar se Hajrizi është një antihero modern i Kosovës.

“Nëse asgjë tjetër, Faton Hajrizi ka arritur të shndërrohet në një antihero modern, jeta dhe vdekja e të cilit do të jenë subjekt i kontradiktave, këngëve e miteve, e që do ta mbajnë të gjallë atë edhe për shumë kohë si antiheroi më famëkeq i ditëve tona” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Tutje, Qirezi ka vlerësuar se Hajrizi ishte njeri pa ideale.

“Krimet që kishte kryer e edhe rezistenca e tij e fundit në Serbi ishin bërë për motive krejtësisht personale e që nuk kishin të bënin me ndonjë ideal. Madje edhe po të ishte i udhëhequr nga ndonjë motiv politik, vrasja e policit të Serbisë, Nikola Kërsmanoviq, do të ishte një akt terrorist, gjë që nuk ishte, sepse Faton Hajrizi ishte një njeri pa ideale” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme