Olluri ndan një moment të Kurtit e Berishajt: Kjo foto do të na nderonte edhe më shumë në PE - NACIONALE

Olluri ndan një moment të Kurtit e Berishajt: Kjo foto do të na nderonte edhe më shumë në PE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri, ka ironizuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin dhe me ambsadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Olluri ka ironizuar duke thënë se foto e kryeministrit Kurti dhe ambasadorit Berishaj në Parlamentin Evropian do të na nderonte më shumë se foto e presidentit Ibrahim Rugova.

Dy heronjte e VV’se,

Kjo foto do ta hijeshonte dhe do ta nderonte edhe me shume Parlamentin Evropian”, ka shkruar Olluri.

Një fotografi e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian është bërë virale në rrjetet sociale sot në Kosovë. Ngase në prapavijë të fotografisë shihej edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lajme të ngjashme