Olluri: Ishalla s'bëhen për një ditë Asociacioni e largimi i Luizit nga BB, edhe pse e dyta s'ka gjasa me ndodh - NACIONALE

Olluri: Ishalla s'bëhen për një ditë Asociacioni e largimi i Luizit nga BB, edhe pse e dyta s'ka gjasa me ndodh

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari Parim Olluri ka ironizuar me zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai është lutur që mos të ketë dy zhvillimeve të mëdha brenda një ditë, duke thënë se si popull e kemi të vështirë t'i përballojmë.

Olluri vlerësoi se ngjarjet që nuk duhet të ndodhin në të njëjtën ditë janë nënshkrimi i Asociacionit dhe largimi i Luiz Ejllit nga "Big Brother", ani pse sipas Ollurit, kjo e dyta pak ka gjasa të ndodhë.

“Veç deshta me cekë që nuk jemi të gatshëm si popull me i perballu dy të këqija përnjëherë. Boll po kemi telashe me rritje të çmimeve”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme