Olluri ironizon me kryeministrin Kurti: “Ndalëm ryshfetin dhe arrestuam dhëndrrin e Liburn Aliut” - NACIONALE

Olluri ironizon me kryeministrin Kurti: “Ndalëm ryshfetin dhe arrestuam dhëndrrin e Liburn Aliut”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas postimit të gjatë të kryeministrit Albin Kurti, me të cilin rënditi disa “suksese” për 1 vit e gjysmë në krye të Qeverisë.

Olluri ka përmendur edhe arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Lahu, duke thënë se Kurti duhet ta shënojë edhe këtë si sukses.

Lahu, njëherit raportohet se është edhe dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

I njëjti u suspendua sot nga Lëvizja Vetëvendosje, pas arrestimit si i dyshuar për rastin “Brezovica”.

Postimi i plotë i gazetarit Olluri:

Thuani Albinit le ta shenon si sukses te 1 vit e gjysme qeverisje edhe arrestimin e Berat Lahut.

“Ndalem ryshfetin dhe arrestuam dhendrrin e Liburn Aliut”

Lajme të ngjashme