Olluri: Escobar po qesh me Kurtin ndërsa po përpiqet ta bindë popullin se po nënshkruan një Zajednicë të mirë - NACIONALE

Olluri: Escobar po qesh me Kurtin ndërsa po përpiqet ta bindë popullin se po nënshkruan një Zajednicë të mirë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Parim Olluri, në një postim në Facebook, duke ironizuar ka thënë se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po “qesh” me Kurtin dhe rrethin e tij derisa ata mundohen t’i bindin qytetarët se nuk po nënshkruajnë “Zajednicës e Isa Mustafës” por një Zajdenicë “të mirë”.

Kujtojmë që edhe ish-kryeministri Mustafa, gjatë një interviste në RTK, ka rikujtuar kohën kur vendimi për nënshkrimin e demarkacionit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe ishte kundërshtuar ashpër nga VV-ja.

Ai tha se tani që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet, kauza e demarkacionit është harruar dhe se të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe me Asociacionin që sipas tij do ta pranojnë.

“Kurrkush nuk po e përmend më demarkacionin apo 8.200 hektarë që thonin se i kemi humbur me Malin e Zi. Asgjë nuk ka ndodhur. Njëjtë do të bëjnë edhe me Asociacionin. E kanë rrejt vetin se ka marrëveshje me presidentin e Malit të Zi dhe atij të Kosovës se do të ketë rishënim të vijës kufitare. Asgjë nuk ndodhi prej asaj. Tash as nuk e përmendin.” - tha ai.

Lajme të ngjashme