"Oki e brufen në frigorifer" - Vitija ironizon me mungesën e barnave në spitale
Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka ironizuar me mungesën e barnave në spitale.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Vitija tha se sivjet spitalet po duan t'i bëjnë sikur në shtëpi.
Madje, ai kërkoi tutje që hyrja brenda të bëhet zbathur. Veç kësaj, shtoi se nëse sëmureni mund ta hapni frigoriferin dhe t'i gjeni barnat si Paracetamol apo Oki.
"Edhe në spitale s'po ka më shumë barna", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
