OKB: Të paktën 65 trupa emigrantësh janë gjetur në një varr masiv në Libi - NACIONALE

OKB: Të paktën 65 trupa emigrantësh janë gjetur në një varr masiv në Libi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një varr masiv me trupat e të paktën 65 emigrantëve është zbuluar në Libi, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), agjenci e OKB-së.

Kjo organizatë tha se rrethanat e vdekjes së këtyre personave dhe kombësia e tyre ende nuk dihen, por besohet se ata kishin vdekur gjatë trafikimit nëpër shkretëtirë drejt Mesdheut, raporton televizioni BBC.

IOM-ja tha se është “thellësisht e shokuar” nga ky zbulim dhe e Libia është duke e hetuar rastin. Varri masiv u zbulua në jugperëndim të shtetit afrikan, sipas kësaj organizate.

Një zëdhënës i IOM-së tha: “Secili raportim për një emigrant të zhdukur ose një humbje jete përfaqëson një familje të pikëlluar që po kërkon përgjigje për të dashurit e tyre ose njohje të tragjedisë së humbjes.”

Organizata tha se kjo tragjedi e vë në pah nevojën për një reagim të bashkërenduar ndaj trafikimit të emigrantëve dhe rrugëve ligjore të emigrimit.

Libia është në mesin e zonave kryesore për nisjen e emigrantëve që mundohen ta kalojnë Detin Mesdhe e të arrijnë në Evropë.

Lajme të ngjashme