OKB-ja dokumenton 270 raste të “zhdukjes me forcë” të civilëve nga Ukraina - NACIONALE

OKB-ja dokumenton 270 raste të “zhdukjes me forcë” të civilëve nga Ukraina

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ka bërë të ditur se organizata ka dokumentuar 270 raste të “ndalimit arbitrar dhe zhdukjes me forcë” të civilëve në pjesë të Ukrainës të cilat mbahen nga forcat ruse.

Bachelet tha se gjetjet janë bazuar në informacionin e marrë nga vizitat në terren, intervistat me më shumë se 500 viktima, dëshmitarë të shkeljeve të të drejtave të njeriut, si dhe burime të tjera të dhënash.

Lidhur me rastet, ka folur edhe zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova e cila e akuzoi Rusinë për rrëmbime në një shkallë "masive".

Lajme të ngjashme