O’Brien i qartë: Sulmet të ngjashme me Banjskën s'do të lejohet të ndodhin më - NACIONALE

O’Brien i qartë: Sulmet të ngjashme me Banjskën s'do të lejohet të ndodhin më

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmës Sekretari i Shtetit, amerikani që në përgjegjësitë e tij, ka Evropën dhe Euroazinë James O’Brien, në një konferencë për media ka folur për Ballkanin, Kosovën, Serbinë e specifikisht edhe për sulmin e Banjskës.

O’Brien ka qenë i prerë. Sulmet sikurse në Banjskë, nuk do të përseriten.

“Dyja palët e kanë të qartë se s’do të lejohet të ndodhë më” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës, me ato të misioneve të KFOR e EULEX.

“Dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe trupat e NATO-s Presim që kjo të vazhdojë në vazhdim”, ka thënë O’Brien.

Ai tutje ka thënë se kanë komunikim edhe me Beogradin sa i përket çështjes së sigurisë.

Lajme të ngjashme