O’Brien e vlerëson Malin e Zi për “partner të fuqishëm të NATO-s”. - NACIONALE

O’Brien e vlerëson Malin e Zi për “partner të fuqishëm të NATO-s”.

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mali i Zi “është partner i fuqishëm i NATO-s”, ka thënë Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Jim O’Brien në një konferencë për shtyp në Podgoricë me kryeministrin malazias, Millojko Spajiq.

Fjalë afirmuese O’Brien pati edhe rreth mundësisë së përshpejtimit të proceseve anëtarësuese në BE për Malin e Zi, shtet ky i cili prin në rajon për nga afërsia drejt anëtarësimit në BE.

Jam i bindur për përkushtimin e Malit të Zi në rrugën evropiane. Fakti që prokurorët po veprojnë me kapacitet të plotë, është një arritje e madhe e qeverive të fundit. Institucionet e ndërtuara do të punojnë për të mirën e qytetarëve”, tha O’Brien, siç e citoi REL.

Lajme të ngjashme