Nxënësit në dy shkolla të Prishtinës lënë takim për t'i 'zgjidhur' mosmarrëveshjet, policia arreston 11 persona - NACIONALE

Nxënësit në dy shkolla të Prishtinës lënë takim për t'i 'zgjidhur' mosmarrëveshjet, policia arreston 11 persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka thënë se ka parandaluar një konflikt mes disa nxënësve afër një shkolle në kryeqytet dhe se në lidhje me rastin, janë arrestuar 11 persona.

Përmes një komunikate për media, policia thotë se zyrtarët me rroba civile që operojnë afër shkollave, rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet”, thuhet në këtë njoftim.

Veç kësaj, policia informon se personat kishin lënë një takim për t'i “zgjidhur” mosmarrëveshjet rreth tyre dhe se në lidhje me rastin, janë arrestuar 11 persona.

“Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave. Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit”, bëhet tutje e ditur.

Në fund, policia ka thënë se falenderon qytetarët dhe i inkurajon që të vazhdojnë bashkëpunimin me këtë institucion.

Lajme të ngjashme