'Nxehet' Bulliqi, e quan Agim Veliun "deputet analfabet" por bën katër gabime në katër fjali
Në Kosovë, politikanët që mund të formulojnë një fjali të vetme pa gabime drejtshkrimore janë jashtëzakonisht të rrallë. Shumica e tyre bëjnë gabime edhe në formulimin e mendimeve shumë të zakonshme. Në mesin e tyre është edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka reaguar ndaj deputetit Agim Veliu, me këtë të fundit që e quajti “mashtrues” përmes një postimi në Facebook lidhur me një përballje televizive.
Ndonëse reagimi i Bulliqit në Facebook përmban vetëm katër fjali, aty mund të hasni në plotë 4 gabime drejtshkrimore.
"Kontribut" është gabimi në fjalinë e parë të zotit Bulliqi i cili i ka vendosur thonjëzat aty ku nuk janë të nevojshme në këtë rast.
Ndryshe nga gabimi i parë ku Bulliqi ka shtuar diçka shtesë, në rastin e gabimit të dytë, atij i mungon një 'ë' në fjalën 'i kot'.
'Si' dhe 'kërkun' janë edhe dy gabimet e tjera të zotit Bulliqi të cilat shkruhen 's'i' dhe 'kërkund'
Bulliqi në këtë postim akuzoi Veliun për “zhvatje të buxhetit dhe mashtrim të qytetarëve."
Postimi i plotë:
