Nushi tallet me deklaratën e Rexhajt për problemin e pasaportave
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është talluar me deklaratën e Arbër Rexhajt lidhur me mungesën e pasaportave.
Nushi, në rrjetin social "Facebook" shpërndau pohimin e deputetit të VV-së, teksa vendosi edhe tri emotikone qeshjeje.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Kujtojmë se problemi i pasaportave ka qenë goxha i theksuar.
Një kohë të gjatë, nuk ka pasur letër për kompletimin e një prej dokumenteve parësore të qytetarëve.
Në anën tjetër nuk kanë munguar as kritikat për lëshim të pasaportave me "të njofshëm".
