Nushi pas dërgimit të Pantiqit në arrest shtëpiak sulmon Albin Kurtin
Aktivisti i Partisë Social-demokrate, Nol Nushi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook pasi mori lajmin se ish-zyrtari policor Dejan Pantiq është dërguar në arrest shtëpiak.
Fillimisht për z. Pantiq ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, por sot u mësua që atij i ishte zëvendësuar kjo masë. Nacionale ka arritur ta konfirmojë lajmin nga ana Gjykatës Themelore të Kosovës.
Për Nushin, ky është një tjetër lëshim politik nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
“Kryeministri Kurti duhet me u kontrollu te Arben Vitia! Krejt k'to qershia te pshurrta që po i han, kanë me i bo zarar në shëndet.”