Nushi: Kurti do t’i nënshkruajë krejt çka i dalin përballë në dialog - NACIONALE

Nushi: Kurti do t’i nënshkruajë krejt çka i dalin përballë në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do ta mbaj asnjë premtim në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai ka bërë me dije se shefi i ekzekutivit do ta nënshkruan çdo gjë që i ofrohet në procesin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Kurti do t’i nënshkruajë krejt çka i del përballë, qysh i ka bërë deri tash do t’i bëjë edhe gjatë të ardhmes. Kurti tashmë është i dozuar, ai nuk është duke mbajtur as një premtim që ka dhënë karshi dialogut, as premtimet e sotme nuk i mban deri nesër, sepse këtu jemi dëshmitarë, kemi targat, kemi zgjedhjet në veri, të gjitha janë shtyrë dhe as një kusht i Kurtit nuk është plotësuar”, ka thënë Nushi për Ekonomia Online.

Sipas tij, edhe qetësimi i situatës në veri Kurti e ka bërë me ata që i quante kriminel.

Edhe barrikadat u hoqën në bashkëpunim me ata që i quante kriminal në veri, krejt çka po dimë është dorëzim i një pas njëshëm”, ka deklaruar Nushi.

Lajme të ngjashme