Nushi i PSD-së: UÇK ishte 1%, para se me i kërku llogari atyre o mirë me i bo llogaritë me vetën tonë - NACIONALE

Nushi i PSD-së: UÇK ishte 1%, para se me i kërku llogari atyre o mirë me i bo llogaritë me vetën tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë shumë e madhe pikërisht pasi që në realitet ka qenë shumë e vogël,

Sipas Nushit, UÇK ka qenë shumë e vogël, e varfër, pa armatim e rroba, pa trajnime e pa ndihma, me shumë pak njerëz, por më shumë zemër.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se UÇK-ja i ka dhënë guxim krejt atyre që kishin frikë.

Postimi i plotë i tij:

UÇK eshte shume e madhe pikerisht qe ka qene shume e vogel.

Bash per shkakun qe ka qene ushtri shume e vogel, e varfer, pa armatim e rroba, pa trajnime e pa ndihme nga askush. Me shume pak njerez, po me shume zemer.

Ajo i eklipsoi krejt kalkulantat e kohes. Iu dha guxim krejt atyre qe kishin frike. E u dha shprese krejt atyne e tashme kishin ikur.

UÇK ka qene vec 1%.

Ne 99% para se me i kerku llogari atyre, o mire me i bo llogarite me veten tone.

Lajme të ngjashme