Kurti thërret opozitën në takim - reagon Nushi i PSD-së: Në mëngjes i poshtron në mbrëmje i fton - NACIONALE

Kurti thërret opozitën në takim - reagon Nushi i PSD-së: Në mëngjes i poshtron në mbrëmje i fton

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një e-mail që ka siguruar gazeta Nacionale, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar liderët opozitarë në një takim, pa detaja shtesë mbi arsyen e takimit.

Për këtë, përmes një postimi në Favebook, ka reaguar zyrtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi, i cili i bën ftesë opozitës që mos t’i përgjigjen pozitivisht këtij takimi.

Sipas Nushit, kryeministri e poshtëron opozitën në mëngjes, teksa në mbremjë i fton në takim

“Në mëngjes i poshtron me video propaganduese, në mbrëmje i fton në takime”, ka shkruar Nushi teksa ka thënë arsyen pse duhet të injorohet kjo ftesë.

“Opozita nuk ka asnjë arsye me shku në këtë takim. Debati duhet të zhvillohet në Kuvend, sepse negociatat nuk janë thjesht të liderëve, por janë interes publik. Nëse opozita shkon në këtë takim, i legjitimojnë negociatat sekrete Kurti – Vuçiq”, thotë Nol Nushi.

Lajme të ngjashme