Numri i të vdekurve në Ukrainë është rritur në 11
Ka pasur një përditësim për numrin e të vdekurve në Ukrainë në momentet e fundit, pas një vale sulmesh të koordinuara ruse këtë mëngjes.
Të paktën 11 persona kanë vdekur – me 64 të tjerë të plagosur.
Mësohet se të paktën pesë prej tyre u vranë në Kiev, ku një seri shpërthimesh goditën një shesh lojrash, një rrugë dhe një ndërtesë.
Përditësimi i fundit i numrit të të vdekurve është siguruar nga Shërbimi Shtetëror i Urgjencës së Ukrainës. Mendohet se do të vazhdojë të rritet. /Nacionale/
