Ndërtesa e ambasadës gjermane u godit nga raketat ruse në Kiev - NACIONALE

Ndërtesa e ambasadës gjermane u godit nga raketat ruse në Kiev

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Ndërtesa ku ndodhet ambasada gjermane u godit nga një sulm me raketa ruse në Kiev këtë mëngjes, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme gjermane.

Raketa të shumta goditën në mëngjes herët qendrën e kryeqytetit ukrainas. Shpërthimet e para u regjistruan në shesh lojërash dhe pranë Universitetit Kombëtar në Kiev. Të paktën tetë persona janë konfirmuar të vrarë nga sulmet, por numri besohet të rritet.

Rusia ka marrë përgjegjësinë për sulmet dhe Putin ka lëshuar sërish një kërcënim të ashpër. "Nëse sulmet ndaj Rusisë vazhdojnë, përgjigja do të jetë e ashpër. Përgjigjet do të jenë të të njëjtës shkallë si kërcënimet ndaj Rusisë. Në rast të përpjekjeve të mëtejshme për të kryer aksione terroriste në territorin tonë, përgjigja e Rusisë do të jetë e ashpër", tha ai.

Putin e bëri deklaratën në një takim të Këshillit të Sigurimit. Ai pranoi se "raketat me rreze të gjatë" shënjestruan objektet energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës në një sulm të koordinuar. /Nacionale/

Lajme të ngjashme