“Nuk po të pëlqen konfiskimi i pasurisë”: Rrustemi i kritikon motivet e opozitës për dërgimin e ligjeve në Kushtetuese
Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.
Deputeti i VV-së ka hedhur kritika ndaj motiveve të opozitës.
Sipas tij, opozitës nuk po i pëlqen konfiskimi i pasurisë së palujtshme.
“Nuk është t’u të pëlqye qëllimi i ligjit, jo përmbajtja e ligjit. Nuk është t’u të pëlqye konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, jo procedura e konfiskimit.” – tha Rrustemi.
Akutalisht janë edhe katër ligje të tjera në Kushtetuese, ndërsa ky institucion ka rrëzuar disa nisma ligjore të VV-së.