Nuk po mbikëqyret nga askush Vendimi i Qeverisë për ujin falas nëpër kafiteri
Duket se vendimi i ekzekutivit për ujin falas në kafiteri nuk po mbikëqyret.
Madje, sipas kreut të shoqatës së gastronomëve, Petrit Kllokoqi, thotë se me gjithë ata kolegë e miq që ka biseduar rreth kësaj çështjeje, kanë deklaruar se askush nuk ka ardhur për ta certifikuar.
“Kam pas komunikim me disa anëtarë të shoqatës të cilët nuk e marrin ujin nga çezmat por kanë deklaruar se askush nuk ka qenë me i certifiku” tha Kllokoqi për Klan Kosovën.
Në anën tjetër, nga AUV-i kanë thënë se kanë pranuar ankesa nga qytetarët që nuk janë shërbyer me ujë, me arsyetimin se nuk është i pijshëm.
