"Nuk e vëren askush" uljen prej 8% të çmimit të energjisë kur veç është 100% më shtrenjtë, thotë Bajrami - NACIONALE

"Nuk e vëren askush" uljen prej 8% të çmimit të energjisë kur veç është 100% më shtrenjtë, thotë Bajrami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas vendimit të ZRrE për uljen prej 8% të çmimit për at që shpenzojnë mbi blloktarifën 800 kilovatëshe ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratiddke të Kosovës, Hykmete Bajrami, për çka u shpreh se këtë ulje “nuk do ta vërejë askush” duke qenë ZRrE veçse e ka rritur dy herë çmimin e energjisë brenda 3 vitevve njëherë 104% dhe pastaj edhe 15%.

Për më tepër arsyet e rritjes së çmimit të rrymës asokohe nga ZRrE nuk ekzistojnë më dhe se ulja 8% s’ndikon asgjë në ndihmesë ndaj qytetarëve.

Shkrimi i Hykmete Bajramit:

Çmimi i energjisë elektrike në tri vitet e fundit ngritje mbi 100%, ulje vetëm 8%

Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe me bekimin e Kurtit dhe VV-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ngritur dy herë çmimin e energjisë elektrike.

Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për konsum familjar dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% ️ dhe tarifa e ulët për 85% ️ (për shpenzimin mbi 800 KWh), ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15% ️ për të gjithë shpenzuesit.

Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë paska vendosë të ta ulë çmimin për 8% ️, ulje kjo që nuk do të vërehet pothuajse nga askush.

Dmth. ngritje mbi 100% ️ dhe ulje vetëm 8% ️, edhepse arsyet që janë përdorë kur është ngritë çmimi i energjisë sot janë inekzistente.

Lajme të ngjashme