“Nuk duam derë të pasme, as rrugë të shkurtër”, kështu e përshkruan Kurti aplikimin për BE - NACIONALE

“Nuk duam derë të pasme, as rrugë të shkurtër”, kështu e përshkruan Kurti aplikimin për BE

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti, ka dorëzuar edhe fizikisht në Pragë të Çekisë, aplikimin për anëtarësim të Kosovën në Bashkimin Evropian.

Ditë historike për Kosovën, e ditë të madhe për demokracinë në Evropë, e ka quajtur Kurti, dorëzimin e aplikimit.

Në zemër të Evropës, në qytetin e bukur të Pragës, sot zyrtarisht dorëzuam në Presidencën Çeke të BE-së aplikimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kjo është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e madhe për demokracinë në Evropë.

Fjala ime e plotë me rastin e dorëzimit të aplikimit dhe në konferencën e përbashkët me ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikuláš Bek:

Tutje Kurti gjatë fjalimin ka thënë se Kosova e di, se anëtarësimi varet tërësisht nga veprimet tona dhe se Kosova nuk do as derë të pasme e as rrugë të shkurtër.

Ne e kuptojmë se rruga jonë përpara bazohet në meritat tona.

Ne nuk duam asnjë derë të pasme, as rrugë të shkurtër. Ne duam ta ndërtojmë BE-në në vendin tonë me njerëzit tanë - një BE e rritur në shtëpi, por jo e krijuar vetë: ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në Kosovë, një vend që përpiqet, që pastaj, të kontribuojë në BE.

Ne nuk e shohim progresin nga një këndvështrim transaksional, por nga një këndvështrim transformues, ku ne avancojmë demokracinë tonë, rritim ekonominë tonë dhe reformojmë shoqërinë tonë. Bashkimi Evropian është destinacioni që synojmë dhe është fati që ne përqafojmë." ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme